Gruevski i hedh benzinë zjarrit

09/07/2014 00:00

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka vendosur t’i hedhë benzinë zjarrit në vend. Një qëndrim ky që po acaron më shumë gjendjen tashmë të trazuar dhe acaruar në Maqedoni.

Në një deklaratë replikë me qëndrimet e kreut të qeverisë shqiptare, partia e Gruevskit shprehet se protestat e shqiptareve nuk kanë lidhje me shkaqe etnike dhe me moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por janë të nxitura në elementë radikalë fetarë.

Çfarë tha një ditë më parë Edi Rama
“Protestat, nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”

Shqiptarët protestojnë në Kumanovë
Të rinj e intelektualë kundër vendimit për rastin “Monstra”

Protesta e shqiptarëve në Maqedoni ka përfshirë sot edhe qytetin e Kumanovës. Dhjetëra të rinj dhe intelektualë me thirrjet “Jo drejtësi selektive” janë shprehur kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm, në të ashtuajturin procesi “Monstra”.

Marrëveshja që nuk u zbatua
Pikat e paktit të 2001 në Ohër, asnjë implementim në Kushtetutë

Në Marrëveshjen e njohur të Ohrit, e cila i dha fund luftës në Maqedoni, por që njëkohësisht është bërë shkak për një sërë polemikash në këtë shtet, ka një sërë pikash të cilat ende nuk janë zbatuar.

Marrëveshja parashikonte miratimin e një ligji, i cili forconte autoritetin e të zgjedhurve vendorë dhe do rriste kompetencat e tyre.

Lidhur me mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë, Marrëveshja parashikonte respektimin e mosdiskriminit dhe trajtimin e barabartë të të gjithë personave përpara ligjit; shërbimet policore të shprehin shpërndarjen e popullatës; 1/3 e Gjykatës Kushtetuese duhet të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

Në pikën e Marrëveshjes, që flet për Arsimin dhe Përdorimin e Gjuhës, është përcaktuar se çdo gjuhë të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës, është gjuhë zyrtare.

Në pikën 8 të Marrëveshjes, ku flitet për implementimim, është parashikuar që të gjitha Amendamentet Kushtetuese të propozuara nga popullata që nuk është shumicë, të prezantohen përpara Kuvendit për t’u miratuar 45 ditë pas arritjes së marrëveshjes.

Deri tani, Marrëveshja nuk është implementuar, edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga firmosja e saj.

Top Channel