U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Pas më shumë se dy orë diskutime, janë miratuar në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë ndryshimet në projektligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.
Është kundërshtuar nga deputetë të LSI-së, ndëshkimi me gjobë i administratorit të subjektit, me argumentat në vijim.
“Kjo ndarje, apo përthyerje, do e thyejë ligjin, pasi duhet të qëndrojmë te një gjobë pronarit dhe duhanpirësit. Administratori në mes, që dënohet 6 herë më pak, nuk ka sens”, tha deputeti i LSI, Petrit Vasili.
“E heqim këtë pronari apo administratori dhe vendosim subjekti i tatueshëm. Sepse kjo që thekson Vasili do të ndodhë dhe do të lejojë hapësira për abuzime, nuk kanë për t’u mbledhur gjobat”, shprehet deputeti Vangjel Tavo.
“Edhe nga pikëpamja e kapacitetit financiar dhe pasurisë, ne kërkojmë që të vazhdojnë të jenë të dy të gjobitur. Subjekti juridik, siç u përmirësua këtu, dhe administratori, apo personi përgjegjës për këtë çështje. Sepse personi përgjegjës do të jetë pastaj edhe nëpër institucione publike. Sigurisht, tashmë që ka një Inspektoriat qendror, e gjithë reforma por edhe logjika e inspektimit është më e unifikuar. Ne nuk e shpërndajmë përgjegjësinë, por duam ta zgjerojmë atë. Sepse thelbi kryesor do të jetë Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, ndaj nuk shohim këtu se ka hapësirë për të ushtruar tentativën për korrupsion”, thekson ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Në projektligj u hoq nga propozimi ndëshkimi me gjobë i administratorit, në masën 30 mijë lekë, duke lënë në fuqi në rast të konstatimit të shkeljes, gjobën për subjektin e tatueshëm në masën 300 mijë lekë dhe personit përgjegjës, në rastin e institucioneve publike dhe ambienteve në bashkëpronësi, në masën 50 mijë lekë.
Nuk ka ndryshuar masa e gjobës për duhanpirësin, që shkel ligjin në ambiente të mbyllura, masë e cila është përcaktuar 5 mijë lekë. Ndërkohë që deputetë të opozitës nuk kanë qenë dakord për përfshirjen e shumë inspektoriateve në respektimin e ligjit, pasi sipas tyre zbeh përgjegjësinë.
“Ne mendojmë se shpërndarja e kësaj përgjegjësie për kontrollin e zbatimit të ligjit në shumë institucione dhe shumë inspektoriate, nuk e zgjidh problemin, por përkundrazi rrit abuzimin dhe korrupsionin. Ne mendojmë se duhet të jetë 1 inspektoriat, ai shëndetësori, që duhet të jetë përgjegjës për të gjitha shkeljet”, kundërshtoi deputetja e PD, Albana Vokshi.
Deputejta e PS, Klodiana Spahiu, propozoi që 50% e të ardhurave, që do të mbidhen nga gjobat e vëna për këtë qëllim, të shkojnë për Shëndetësinë. Pasi u miratua nen për nen, në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, projektligji pritet të kalojë në Parlament.
Top Channel