
I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, kreu i demokratëve Lulzim Basha është ndalur në fjalën e tij, në situatën e rëndë ekonomiko-sociale dhe atë të sigurisë që po kalon vendi.
“Legalizime falas, e nënshkroi në mes të Kamzës. Ndërkohë, në buxhet ka parashikuar 1,3 miliardë lekë të ardhura nga legalizimet. Shëndetësi falas, e dëgjuan shqiptarët. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Rend dhe siguri brenda 300 ditëve, a thua se morën të qeverisnin Libanin e viteve ’80, e jo një vend që ishte bërë anëtar i NATO-s dhe kishte hequr vizat. Çfarë u thua kriminelëve, kur thua do të rivendos rendin brenda 300 ditëve?! Ti u thua se s’do të ketë rend për 300 ditë, dhe nuk ka pasur rend për 300 ditë. Çfarë ligji kanë sjellë një vit në Parlament, që të hapin një vend të ri pune. Asnjë ligj, por kanë sjellë ligje, që mbyllin vendet e punës. Kanë shpresën se me propaganda me boritë e propagandës do të arrijnë përsëri t’ia shesin sapunin për djathë shqiptarëve”, u shpreh kreu i PD, Basha.
Kryetari i PD-së theksoi edhe njëherë, që mazhoranca po promovon çdo ditë, në postet më të larta drejtuese në administratë, antivlerat.
Top Channel