Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore
Inspektoriati i Ndërtimit pranë Bashkisë ka ndërmarë një aksion për prishjen e të gjitha objekteve, ku do të kryhen punime për investime publike.
Shefi i këtij Inspektoriati, Aurel Kaja, pohon se me vendim edhe të Këshillit të Ministrave, në Bashkinë e Elbasanit ka nisur prishja e të gjithë objekteve, të cilët janë shpronësuar nga qeveria, për t’u hapur rrugë investimeve publike.
Po sipas Kajës, aksioni i cili ka nisur sot në një nga qendrat e qytetit, shumë pranë Tatim-Taksave, do të vijojë edhe në tre lagje të tjera, ku në total do të prishen 90 objekte të shpronësuara.
Inspektoriati, më herët, ka lajmëruar pronarët e objekteve, kryesisht dyqane dhe banesa, dhe deri tani nuk është hasur asnjë rezistencë nga këta të fundit.
Prishjet e objekteve dhe zgjerimi i rrugëve pritet të përfundojnë deri në muajin Shtator, kur stadiumi dhe e gjithë infrastruktura e qytetit duhet të jetë gati me fillimin e eliminatoreve të Euro 2016.
Top Channel