Skandali në Gjykatën e Pukës

07/07/2014 00:00

Pesë vjet e 8 muaj burg ka dhënë Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër për 5 nga të akuzuarit në lidhje me skandalin në Gjykatën e Pukës, i denoncuar në emisionin “Fiks Fare”

Gjykatësi Asim Vokshi ka shpallur fajtor të akuzuarit, duke dënuar me nga 1 vit burg shtetasit: Dëfrim Prençi për “mashtrim”; Fran Dashi për “moskallëzim krimi”; dhe avokatin Fariz Xhurxhi për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Ndërkaq, me 18 muaj burg është dënuar Meliha Kukaj dhe me 14 Liljana Shkjai, të dyja të akuzuara për “korrupsion pasiv”.

Me këtë vendim është mbyllur vetëm një pjesë e aferës korruptive ku u përfshinë dhe u përmendën avokatë, sekretare, prokurorë e gjyqtarë.

Aktualisht vijon procesi për kryeprokurprion e Pukës, Pëllumb Prençin dhe kryetarin e Gjykatës së këtij qytetit, Shtjefën Lleshi, të dy të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Top Channel