INUK-u shemb ndërtimet në Selitë
07/07/2014 00:00
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon aksionin për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re të Tiranës.
Gjatë ditës së sotme, inspektorët e INUK-ut kanë ndërhyrë në 3 objekte në zonën e Selitës. Ndërsa, në ditët në vazhdim do të prishen edhe 11 ndërtime të tjera, duke përmbyllur kështu fazën e parë të aksionit për lirimin e zonës ku do të kalojë rruga.
INUK-u thotë se pronarët e objekteve ku është ndërhyrë deri më tani janë shpronësuar dhe kanë marrë kompensimin monetar përkatës.
Në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqytetit do të prishen edhe rreth 300 objekte të tjera në disa faza.
Top Channel