Basha: Është rritur papunësia

07/07/2014 00:00

Procesi i zgjedhjeve te reja ne parti e ka ndihmuar forcen me te madhe te opozites te identifikoje edhe anetaresine reale te saj, pasi nje vit me pare u vune re mangesi te theksuara ne bazen e te dhenave, c’ka krijoi edhe konfuzion ne garen per kryetar partie.

Por, tani, nje vit pas zgjedhjes ne krye te partise demokratike, lulzim basha vlereson si standard te ri dixhitalizimin e rregjistrit te anetaresise, te cilin e konsideron si themel per ushtrimin e votes se lire ne zgjedhjen e drejtuesve te rinj.

Gjate konferences se beratit, zoti Basha e perdori kete si argument edhe per te mohuar zerat se procesi i zgjedhjeve ka sjelle percarje ne disa dege.

“Vlerësimi i punës dhe i kontributit të gjithsecilit, në bazë të rezultateve dhe në bazë të votës së lirë të PD, është dhe mbetet motoja jonë për të ecur përpara. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj kemi nisur këtë fushatë të madhe, këtë fushatë të jashtëzakonshme, të paprecedent, që e shohin me sy ziliqarë e lakmitarë dhe mundohen ta përbaltin të pavirtytshmit e së majtës historike shqiptare. Sot mund të themi, jo pa krenari, se jemi e para parti politike në Shqipëri dhe ndër të paktat në Europën Juglindore, që ka të dixhitalizuar plotësisht, në mënyre korrekte, objektive, pa fiktivitet, anëtarësinë e saj prej 101 mijë anëtarësh të PD anembanë Shqipërisë”, u shpreh zoti Basha.

Gjatë konferencës së Beratit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kushtoi rëndësi edhe situatës ekonomike në vend. Dhe, sipas vlerësimit të tij, situata është përkeqësuar.

“Premtuan 300 mijë vende të reja pune. Sa vende pune kanë hapur këtu në Berat? I kanë mbyllur në të gjithë Shqipërinë. Dhe këtë tani e thotë dhe Instituti i tyre i Statistikave, që e ka çuar papunësinë nga 13.%9 në 18.3%”, shtoi Basha.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, bilanci i qeverisë në 300 ditët e para të saj, për shkak të politikave të gabuara dhe taksave të larta, është ekonomi më e dobët dhe e ardhme më e pasigurt.

Top Channel