Klevis Qose lirohet nga detyra si drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ja kush e merr vendin e tij Ndonëse punimet për rikonstruksionin e segmentit Pogradec-Lin kanë nisur gati 4 vite më parë, në këtë aks rrugor deri më tani janë realizuar vetëm 40% e punimeve.
Mijëra udhëtarë përballen çdo ditë me kaos në trafik dhe lodhje. Kjo situatë ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike që ka akuzuar qeverinë Rama si qeveri të fasadës.
Sipas koordinatorit të PD-së për çështjet ligjore, kryeministri Rama inspektoi këtë segment rrugor 6 muaj më parë dhe premtoi përshpejtim të punimeve, por situata vijon të jetë e njëjtë, ndërsa në shumë vende rruga ka degraduar.
“Këtu po hidhet një lopatë sot dhe një lopatë nesër, sa për të thënë që po punohet. Qytetarët e dinë mirë se çfarë heqin për të kaluar këtu”, tha Ervin Selianji.
Segmenti rrugor Pogradec-Lin është pjesë e lotit të dytë të projektit të përuruar në vitin 2009 nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Top Channel