“Vota e lirë, garanci dhe përgjegjësi”

05/07/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor të degës në Bulqizë, tha se vota e lirë është garanci dhe përgjegjësi.

Basha kërkoi që drejtuesit e rinj të zgjidhen në bazë të meritave: “Vendosja e votës së lirë në bazë të vendimmarrjes është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, një përgjegjësi që kërkon një reflektim të thellë nga gjithë ju ushtruesit e kësaj të drejte, një reflektim të dyfishtë. Nga njëra anë brenda vetes, për çdo rast të shkarjes apo degradimit nga parimet e vlerës dhe meritës brenda radhëve tona dhe një reflektim tjetër në raport me vendosmërinë tonë për t’ju kundërvëne projektit më ogurzi, por edhe më të pashpresë politik që ka kundërshtari ynë, të mbajtjes dhe menaxhimit të pushtetit përmes promovimit të antivlerave.”

Basha theksoi se drejtuesit e rinj të PD-së duhet të nisin hartimin e alternativës së demokratëve.

Top Channel