Reforma e territorit, përvoja irlandeze

05/07/2014 00:00

Ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi deklaroi në Dublin se maxhoranca është e hapur për propozimet e opozitës për reformen territoriale, por ajo si pikënisje ka hartën.

“Harta është pikënisja dhe aty duhet të nisemi, me konsolidimin e pushtetit vendor që të thithë më shumë kompetenca nga qeverisja qëndrore. Të ngremë strukturat e duhura që reforma të ketë gravitetin e duhur dhe të shërbejë për qëllime sa më të mira në sasi dhe cilësi për komunitetin. Ne u themi se reforma nuk mbaron me bërjen e hartës, por ajo është pikënisja”, deklaroi Çuçi.

Ministri Çuçi dhe një delegacion i gjerë qeveritar dhe parlamentar ishin në Irlandë për të marrë përvojën e këtij vendi në reformën e territorit.

“Irlanda para një muaji bëri zgjedhjet vendore dhe aplikoi për herë të parë sistemin me 31 bashki. Irlanda ka shumë ngjashmëri me Shqipërinë përsa i takon strukturës së qeverisjes vendore dhe reduktimi i strukturës në 31 bashki tregon se ne kemi shumë për të mësuar. Qëllimi është të mësojmë nga ekspertët irlandezë më shumë rreth implementimit dhe vështirësive”, shtoi Çuçi.

Top Channel