Emërimi në task forcën e Vlorës

05/07/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi sot emërimin e Alket Hysenit në krye të task-forcës për pronat në Vlorë.

Zëdhënësja Laura Vorpsi tha në një deklaratë për mediat se Hyseni është akuzuar për uzurpim prone, ndërsa po bën karrierë me kryeministrin Edi Rama.

“Alket Hyseni është kallëzuar në Prokurorinë e Kavajës për marrjen me forcë të një parcele në një fshat turistik. Kur PD-ja denoncoi publikisht rastin mbi bazën e ankesës së bërë nga qytetari zotërues i pronës, qeveria reagoi fillimisht duke thënë se Alket Hyseni nuk ishte nëpunës i saj. Por, tani del në dritë një urdhër i kryeministrit Rama që jo vetëm vërteton se i kallëzuari për uzurpim prone është punonjës i qeverisë, por mban edhe detyra shumë të rëndësishme”, tha Vorpsi.

“Edi Rama i ka besuar të kallëzuarit në Prokurori për uzurpim prone verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore në qarkun e Vlorës, në rivierën e Jonit”, shtoi zëdhënësja e PD-së.

Top Channel