Prokuroria: Burg përjetë për vëllezërit Përmarkaj

04/07/2014 00:00

Prokuroria e Pukës ka kërkuar burgim të përjetshëm për dy vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj si dhe 25 vjet burg për Bardhok Përmarkaj dhe 23 vjet për Fran Përmarkaj.

Vëllezërit Përmarkaj dhe djali i tyre i xhaxhait akuzohen për vrasjen e 2 personave. Tre vëllezërit Përmarkaj vranë Paulin dhe Hilë Markajn e plagosën tre të tjerë.

Ngjarja për të cilën akuzohen vëllezërit Përmarkaj ka ndodhur në 29 qershor të vitit 2012. Anëtarët e familjes Markaj po udhëtonin me një autobus kur po ktheheshin nga një vizite familjare. 200 metra larg banesës së tyre kanë rënë në pritën e ngritur nga anëtarët e familjes Përmarkaj, të cilët kanë qëlluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjtë e tyre.

Për pasojë mbeti i vrarë në vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit të tij privat dhe vëllai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rëndë Tone Markaj, 39 vjeç, bashkëshorte e një prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur në vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Përmarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se është qëlluar gabimisht nga familjaret e tij gjate pritës së ngritur komshinjve te tyre.

Top Channel