U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka qenë i pranishëm në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për të bërë publik projektin për rehabilitimin e kësaj zone. Sipas tij, investimi do të transformojë parkun në zonën më të bukur turistike të vendit.
“Ky është vetëm fillimi i punimeve, pasi ambicja jonë është ta kthejmë këtë park në një park turistik. Projekti konsiston në vendosjen e tabelave orientuese, koshat dhe urat për të lidhur rrugët brenda parkut. Pra, të jetë një park më i aksesueshëm për qytetarët”, ka deklaruar Koka.
I pranishëm ishte dhe deputeti i zonës, Erjon Braçe, i cili theksoi se së shpjeti do të nisë pastrimi i kanalit që lidh kënetën me detin. “Me iniciativë të ministrit do ndërhyjmë në kanalin që lidh kënetën me detin, i papastruar prej 15 vjetësh dhe që ka krijuar një problem të madh me kënetën, që ka rritur nivelin e ujit dhe temperaturës”, ka thënë Braçe.
Projekti parashikon rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta duke bërë pastrimin në të gjithë sipërfaqen. Punimet do të kryhen për 6 muaj. Projekti parashikon hapjen dhe mirëmbajtjen e rreth 20 km shtigje për kalimin e vizitorëve dhe zjarrfikëseve.
Ky projekt është i katërti që nis zbatimin në Shqipëri. Vetëm një javë më parë ministri përuroi fillimin e punimeve të shëtitores së bregut të Drinit, ndërsa më parë u përuruan projektet në Kodër Vilë në Durrës dhe Parkun Kombëtar të Lurës.
Top Channel