Dita e dytë e vizitës së Metës në Izrael

04/07/2014 00:00

Në vijim të takimeve zyrtare në Izrael, kryetari i parlamentti Ilir Meta dhe grupi i deputetëve të parlamentit shqiptar, përfshirë dhe kreun e deputetëve demokrat Edi Paloka, u pritën në takim nga ministri i jashtëm i këtij vendi, Avigdor Liberman.

Ministri i Jashtëm izraelit vlerësoi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, duke vënë në dukje se forcimi i perspektivës evropiane të Shqipërisë e konsolidon më tej stabilitetin dhe progresin e rajonit të Ballkanit, si dhe perspektivën e investimeve izraelite në rajon.

Meta dhe Liberman ndanë bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit në kuadër të platformave ndërkombëtare, do t’i shërbejë forcimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në të dy rajonet.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit nga Ministri për Energjinë dhe Ujërat të Izraelit,  Shalom. Meta theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe menaxhimit të ujerave duhet forcuar në mënyrë konkrete dhe se Shqipëria është e hapur për investimet që vijnë nga Izraeli në këtë drejtim.

Top Channel