Vlorë, në hetim ish-zyrtarët e ALUIZNI-t

03/07/2014 00:00

Prokuroria e Vlorës dorëzoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të dy ish-zyrtarëve të lartë të agjencisë së legalizimit të pronave që akuzohen për shpërdorim detyre.

Ish-kreu i ALUIZNI-t të Vlorës, Sami Selfo dhe ish-përgjegjësi në këtë institucion Edmon Lleshi akuzohen për shpërdorim detyre të paktën në një rast, kur kanë legalizuar një objekt të ngritur në vijën bregdetare Vlorë-Orikum, edhe pse objekti ishte pa leje ndërtimi.

Dy ish-zyrtarët i bashkohen grupit të personave të hetuar për abuzime në detyrë në këtë institucion ndër vite. Tre muaj më parë prokurorët dërguan në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të ish-kreu tjetër të ALUIZNI-t, Roland Tafilaj dhe ish-kreut të urbanistikës, Besnik Zëra me po të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

Top Channel