Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron, ishin të pranishëm në seancën e Parlamentit të Izraelit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeparlamentari tha se Izraeli nderohet kur vizitohet nga përfaqësues të një vendi që jo vetëm shpëtoi të gjithë rezidentët hebrenj gjatë luftës, por ku pati me tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj.

Gjatë kësaj vizite Kryetari i Kuvendit dhe delegacioni vendosën edhe një kurorë me lule pranë monumentit të ushtarit të panjohur në hyrje të Knesset si dhe zhvilluan një vizitë të veçantë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit.

Top Channel