“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka inspektuar punimet për 6 projektet e miratuara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit dhe Parkun e Liqenit të Viroit.
“Më vjen mirë që sot Gjirokastra është kthyer në kantier ndërtimi dhe jam krenar për faktin që po mbajmë premtimet e një viti më parë duke kthyer në qytet investimet e munguara prej 8 vitesh”, u shpreh ai.
Por, ministri Veliaj ka shrytëzuar rastin duke u bërë thirrje prindërve tanimë që kanë nisur regjistrimet në shkollat profesionale të orientojnë fëmijët e tyre për të marrë një zanat me të cilin kanë të sigurtë vendin e punës.
Shumë prej projekteve ku po investojmë, tha ai, tregojnë se ka nevojë për gurëgdhendës të rinj dhe për njerëz që kujdesen për trashëgiminë kulturore apo teknike që punojnë me projekte të infrastrukturës.
Top Channel