PD: Katastrofë mjedisore në Ksamil

03/07/2014 00:00

Për Partinë Demokratike sjellja arbitrare e strukturave qeveritare ka shkaktuar një katastrofë mjedisore dhe turistike në bregdetin e Ksamilit.

Shpërthimi me eksploziv nga INUK-u rreth dy javë më parë i një strukture druri, shkaktoi djegien e bimësisë në njërin prej ishujve, një veprim të cilin Partia Demoratike e konsideron një sjellje të dhunshme me impakt negativ për turizmin në një nga zonat më tërheqëse të bregdetit shqiptar.  

Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, vizitoi zonën në Ksamil, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe të disa turisteve të cilët thonë se janë zhgënjyer nga shkretimi i ishullit.

Ai tha se me dashje dhe papërgjegjshmëri absolute autoritet e qeverisë kanë bërë një ndërhyrje të panevojshme në një strukturë druri lehtësisht të çmontueshme, duke i vënë zjarrin të gjithë ishullit.

Sipas tij, kjo sjellje është një prej akteve arbitrare, të paligjshme dhe të papërgjegjshme që Partia Demokratike i denoncon si akte të autoriteteve që e ndiejnë veten mbi ligjin dhe mbi qytetarët.

Top Channel