Një aksion për bllokimin e shfrytëzimit pa leje të pyjeve në Qarkun e Dibrës ka çuar në kapjen e disa personave që shfrytëzojnë në mënyrë të jashtëligjshme pyjet.

Sipas Bibë Dodaj, inspektori i Drejtorisë së Inspektoriatit të Drejtorisë Pyjore, thotë se si rezultat i këtij aksioni të organizuar në orët e vona të mbrëmjes, në Qarkun e Dibrës janë kapur dhe bllokuar gjithsej 4 automjete që transportonin lëndë drusore dhe janë vendosur gjoba rreth 4 milionë lekë.

Ky material ka ardhur nga Masdeja pranë Parkut Kombëtar të Lurës dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor si dhe dy mjete të tjera që vinin në Prat të Selishtë.

Dodaj kërkon edhe ndihmen e Policisë së Shtetit për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm.

Prej vitesh, zona pyjore në Qarkun e Dibrës, veçanërisht në Parkun Kombëtar të Lurës është masakruar në nivele alarmante, kjo edhe për faj të mosefikasitetit apo edhe bashkëpunimit të personave përgjegjës për të ruajtur këtë pasuri.

Top Channel