Kodheli inspekton Policinë Ushtarake

03/07/2014 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli inspektoi Policinë Ushtarake, si dhe pa nga afër një demonstrim që lidhet me detyrat që kryejnë këta efektiva.

Kryesisht u demonstruan veprime për hetimin dhe zbulimin e veprimtarisë kriminale në FA; për lirimin e objekteve te zëna, por që janë pronë e FA; si edhe shoqërimi i personaliteteve të larta ushtarake dhe personave VIP.

Pasi ka ndjekur procesin stërvitor, Kodheli u shpreh para këtyre trupave se, vlerëson sektorin e Policisë Ushtarake që janë angazhuar dhe kanë kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe në mënyrë të veçantë në luftën kundër korrupsionit brenda ushtrisë.

Kodheli tha se po përgatitet një ligji i ri “Për Policinë Ushtarake në FA”, që do të jetë një mbështetje më e mirë ligjore për këtë njësi ushtarake.

Top Channel