U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur aksionin për prishjen e objekteve që preken nga projekti i Unazës së Re të Tiranës.
Gjatë ditës së sotme, inspektorët kanë ndërhyrë në objektin e parë në zonën e Selitës, ku do të shtrihet më tej ndërtimi i rrugës.
Kjo fazë e aksionit të INUK do të vijojë në ditët në vijim me ndërhyrjet në 14 objekte të tjera, pronarët e të cilëve janë shpronësuar dhe kanë marrë likuidimin monetar.
Në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re janë rreth 200 objekte gjithësej që do të prishen. 80 prej tyre janë shpronësuar por mbetet të kryhet vetëm likuidimi monetar i pronarëve.
INUK thotë se prishjet po kryhen sipas një radhe të caktuar, duke u lënë kohë banorëve që të largojnë sendet personale.
Top Channel