“I besojmë mosbesimit”

03/07/2014 00:00

“I besojmë mosbesimit” i politologut bullgar Ivan Krastev është libri që promovoi Instituti Shqiptar i Medias në praninë e autorit, Kryeministrit Edi Rama, ministra të kabinetit, deputet e njerëz të medias.

Pyetja që Krastev shtron është: A mund të mbijetojë demokracia kur ne nuk u besojmë liderëve tanë?

“Nga njëra anë, mosbesimi është shumë i rëndësishëm për demokracinë. Ne vijmë nga shoqëri që kanë besuar për një kohë shumë të gjatë. Nga ana tjetër, besoj se t’i trajtosh politikanët si kriminele, do të përfundosh me kriminelë në politikë. Nga që mosbesimi tek politikanët është kaq i fortë, njerëzit nuk duan të merren me politikë. Është një çmim shumë i lartë që paguhet për të qenë i përfshirë në marrëdhëniet publike. Në këtë pikëpamje, ky libër kërkon të debatojë me ata që besojnë se transparenca mjafton për të fituar besimin. S’ka gjë me dyshuese se transparenca. Sa më shumë transparentë bëhen politikanët tanë, aq më shumë teori konsiprative fillojnë të imagjinojnë njerëzit.
Pika e fundit është: fuqizohen njerëzit duke qenë mosbesues?
Edhe këtu kam dyshimet e mia. Kur s’keni besim tek askush: qeveria, opozita, si mund të prodhoni ndryshime sociale?
Do të citoj një anglez që tha: më mirë të ta hedhin, sesa te jesh mosbesues”, u shpreh Ivan Krastev.

Në 2008-ën Ivan Krastev u përfshi nga revista “Foreign Policy” në listën e 100 intelektualëve publikë me më shumë influencë në botë. “I besojmë mosbesmit” u botua një vit më parë në SHBA. Në version shqip vjen me përkthim të Ardian Vehbiut.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta