U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
U lakua si një prej investimeve më të rëndësishme të rajonit juglindor, por aksi nacional Korçë-Ersekë ende vijon të jetë i pandryshuar.
Vetëm një vit më parë një prej akseve më problematikë sa i takon lëvizjes së automjeteve, ai Korçë-Ersekë nisi t’i nënshtrohej punimeve për ndërtimin e një rruge të re që pritej t’i jepte fund makthit të udhëtimit për në qytetin e vogël, por tashmë çdo gjë duket e braktisur.
Puna e cila përfshinte sistemimin, zgjerimin, vendosjen e veprave të artit dhe ka një vlerë prej 2 milionë eurosh ende pa nisur mirë u ndërpre, ndërsa arsyeja nuk dihet.
Tashmë, këto punime të cilat shmangnin disa prej segmenteve më të vështira përgjatë kësaj rruge i përkasin të shkuarës sepse këtu çdo gjë hesht. Ishte planifikuar që kjo rrugë do të vihej në funksion për ta bërë më të lehtë udhëtimin drejt qytetit të Ersekës duke sjellë kështu edhe shkurtimin e distancës nga Korça, por për drejtuesit e mjeteve ky duket zhgënjimi i radhës
Afati përfundimtar për këto punime ishte qershori i këtij viti, ndërsa pritej që rruga të ishte e parametrave bashkëkohore dhe distanca nga Korça në Ersekë të mos jetë më 40 kilometra.
Top Channel