Basha: Vlerat, jo parim i kësaj qeverie

03/07/2014 00:00

Në qytetin e Dibrës u mbajt kuvendi zgjedhor i Partisë Demokratike, ku mori pjesë edhe kreu i saj Lulzim Basha.

“Pa alternativë nuk ka vlerë. E ku e shohim këtë më qartë se tek Rilindja. U turrën të rrejnë e të gënjejnë për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizim falas, rend brenda 300 ditëve. Asnjë alternativë, asnjë vlerë dhe kjo është arsyeja se vlera nuk është parimi i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja sepse po vërshojnë kriminelët e po emërohen në poste drejtuese. Sepse vlera nuk ka asnjë vlerë për këtë qeveri”, deklaroi Basha në fjalën e tij.

Për zotin Basha, qytetarët po jetojnë sot me një papunësi në rritje, varfëri, pasiguri e mungesë shprese, situatë për të cilën është përgjegjëse sipas tij mazhoranca e majtë.

“Nuk kemi detyrë vetëm të mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut. S’jemi thjesht gardianë, ne jemi promotorë të zhvillimit përmes punës së ndershme, përmes virtyteve më fisnike të njeriut. Ne kemi detyrë të madhe t’i japim krahë, shpresë dibranëve dhe gjithë shqiptarëve të lirisë, të zhvillimit, të mirëqënies, të standardit europian dhe të barazisë para ligjit për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.

Top Channel