Asgjësohet 23.5 ton hashash

20/06/2014 00:00

Gjatë operacionit të së enjtes kur u mor nën kontroll i gjithë territori i Lazaratit, u sekuestruan 2 laboratorë për përpunimin e  vajit të hashashi.

Policia njofton se në ditën e pestë të operacionit në Lazarat u gjetën dhe asgjësuan rreth 10 ton e 604.1 kg  marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona, si edhe u asgjësuan 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Po ashtu u sekuestruar dhe një arsenal i madh armesh, 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 armë zjarri automatikë, si dhe 1 armë gjahu; 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëp tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata dhe 4 krëhra fishekësh.

Po gjatë operacionit të së enjtes u ushtrua kontroll në territoret e mbi 50 banesave, ndërsa është vënë në pranga Edmond Gërveshi, 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet 179.8 kg marijuanë. Ndërkohë në oborrin e banesën iu gjetën të kultivuara e asgjësuan 320 bimë narkotike kanabis sativa dhe në katin e dytë të banesën, në verandë iu gjetën  200 bimë në kubikë.

Ndërkaq në total gjatë gjithë 5 ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat janë asgjësuar rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 23 ton e 404 kg kanabis sativa.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe në kuadër të këtij operacioni dhe deri në këto momente janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel