“Mamaja qau kur më pa nudo në film”

17/06/2014 00:00

Ka qenë filmi që e ka bërë të famshëm, por Jason Segel ka zbuluar se nëna e tij ka qarë kur ka parë ‘Forgetting Sarah Marshall’.

Arsyeja është se në filmin e vitit 2008, ku interpretojnë Russell Brand dhe Kristen Bell, djali i saj ka xhiruar një skenë krejtësisht nudo.

“Nëna ime ka qarë pasi nuk e priste të shihte një nudo ballore nga ana ime. Më pas, i dërgoi e-mail të afërmve dhe miqve ku i paralajmëronte se unë dilja nudo në film”, tha aktori i komedive për revistën ‘Vanity Fair’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta