Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti një përfaqësi të ish të përndjekurve dhe ish të burgosurve politikë që kanë hyrë në grevën e urisë.
Grevistët u takuan me zotin Nishani në vijim të letrës që ata i kanë përcjellë më herët Presidentit të Republikës, ku kanë parashtruar ankesat dhe kërkesat e tyre në lidhje me disa vendime dhe iniciativa të marra nga qeveria shqiptare.
Presidenti i Republikës, siç thuhet në njoftimin për shtyp, pasi i dëgjoi përfaqësuesit e grevës, u shpreh se vlerësonte kurajon qytetare dhe solidarizohej plotësisht me kauzën e përfaqësuesve të ish të përndjekurve dhe dënuarve politikë dhe se është plotësisht dakord me kërkesat e tyre legjitime për rehabilitimin e plotë shoqëror, shpirtëror dhe ekonomik të tyre.
Top Channel