3 të arrestuar për trafik veprash arti

15/06/2014 00:00

Policia ka finalizuar me sukses një operacion, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët dyshohen se janë trafikantë të veprave të artit dhe kulturës.

Operacioni u realizua në qytetin e Gramshit dhe të Elbasanit, ku policia arrestoi shtetasit Arjan Zhezarit Koçi, Ervin Besim Koçi, si dhe Dashnor Fetah Hoxha.

Gjatë kontrollit, që iu bë në banesa, këtyre shtetasve iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automjet, i tipit Mercedes Benz, me targë EL 2697 B, tri telefona celularë, një tablet android, një këmbanë me mbishkrimin antike, 3 karta sim, 7 fishekë luftarakë, 2 radio policie, si dhe 5 paketa lidhjeje kartash telefonike.

Top Channel