Sezoni turistik, Gjermeni në Sarandë

14/06/2014 00:00

Turistët vendas dhe ata të huaj do t’i kenë të gjitha shërbimet e duhura në plazhet publike të vendit. Kjo ka qenë kryefjala e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turzimit, Eglantina Gjermeni gjatë inspektimit të plazheve të Sarandës dhe Ksamilit.

“Duam që pushimet të jenë të qeta e cilësore, por për këtë kërkojmë bashkëpunimin e njësive vendore, që turistët vendas apo të huaj të kalojnë pushime sa më të mira”, deklaroi Gjermeni.

Zonja Gjermeni, e shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e bashkisë, tha se përfundimi i portit të Sarandës brenda muajit qershor do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe cilësore të turistëve.

Gjatë këtij inspektimi në bregdetin jugor të vendit, ministrja zhvilloi edhe disa takime me të ngarkuarin me punë të Ambasadës Suedeze në Tiranë, zotin Patrick Svensson dhe me disa turistë suedeze që kanë zgjedhur Sarandën si vendpushimin e tyre për këtë sezon.

Top Channel