Protesta “Liro korsitë”

13/06/2014 00:00

Nën moton “Liro korsitë” , komuniteti i Eccovolis zhvilloi  protestën e radhës në Tiranë dhe kërkoi sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e biçikletave.

“Ne kërkojmë që kjo lëvizje të sigurohet në rrugë, të respektohet edhe aty ku nuk ka korsi nga shoferë të papërgjegjshëm, të ketë korsi të dedikuara, të ketë një kufizim aty ku transporti kryhet lehtë me biçikletë, të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga politika për këtë mënyrë transporti. Duhet të investohet një pjesë e buxhetit të transportit për korsitë e dedikuara. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se makina është një dëm. ‘Makina është me zarar, përdore me karar’ ky është edhe slogani ynë”, tha Ened Mato, kryetar i Eccovolis.

Mato kërkon që të merren disa masa specifike nga organet përkatës në lidhje me këtë kauzë.

“Kjo lëvizje “Liro korsitë” është për të mbrojtur të gjithë çiklistët, për të mbrojtur atë komunitet që me zi është krijuar këtu dhe që është aq i dobishëm për këtë qytet, duke i sjell frymëmarrje”, shtoi Mato.

Në rast se kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, përdoruesit e biçikletave thonë se do të vijojnë të protestojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA