Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq Italia mbështet fermerët shqiptarë për përmirësimin e mekanikës bujqësore, që përbën një nga problemet kyç të këtij sektori.
Në konferencën për një bujqësi konkurruese, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori italian Massimo Gaiani, ministri Panariti tha se një nga drejtimet, në të cilat duhet bërë më shumë, është zëvendësimi i mekanikës së amortizuar bujqësore me atë të avancuarën.
“Duhet bërë më shumë, fatkeqësisht jemi vendi me numrin më të ulët të traktorëve për sipërfaqe. Madje, edhe atë mekanikë bujqësore që kemi, e ekemi të amortizuar”, tha Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
“Roli i Italisë në fushën e mekanikës bujqësore është i njohur në të gjithë botën. Por, është po aq e vërtetë, që sot nuk jemi mjaftueshëm prezent në tregun shqiptar. Përshëndes panairin, që do të çelet nesër e që nis dialogun, përmes të cilit Shqipëria do të përmirësojë nivelin e mekanikës bujqësore, e nga ana tjetër, Italia ka të gjithë potencialin për të qenë partnere e domosdoshme”, tha Massimo Gaiani, Ambasador i Italisë në Tiranë.
Panairi do të ekspozojë teknologjinë më të fundit të mekanikës bujqësore nga firmat italiane. Si rezultat i një marrëveshjeje mes shoqatës së prodhuesve të makinave bujqësore italiane dhe Entit Kombëtar Rural, për blerjet deri në 100 traktorë do të aplikohet një ulje çmimi prej 50%.
Top Channel