Arrestohet polici për ryshfet

12/06/2014 00:00

Një oficer i Policisë Gjyqësore në Policinë e Shkodrës, shtetasi Albert Elezi, është arrestuar, pas një hetimi të bërë nga Kontrolli i Shërbimit të Brendshëm dhe Prokuroria e Shkodrës, nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Sipas hetimeve të bëra rezulton se oficeri i Policisë Gjyqësore kishte marrë një shumë prej 50 mijë lekësh (të reja), një shtetasi që po bënte një ndërtim pa leje, në shkëmbim të mos nisjes së hetimeve për ndërtimin që po kryhej.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se është duke u hetuar nëse ka raste të tjera, që ky punonjës policie ka mbyllur hetime, apo favorizuar persona, që kanë qenë në hetim për ndërtime pa leje.

Top Channel