Tepelenë, vijojnë operacionet anti-kanabis

11/06/2014 00:00

Vijon operacioni anti-kanabis i Policisë së Tepelenës. Gjatë operacionit të koduar “Drimua” janë angazhuar rreth 100 efektivë policie në Kurvelesh dhe Progonat.

Forcat e policisë asgjesuan 11.830 rrënjë kanabis.

Operacioni antidrogë është zhvilluar në kanionet e fshatit Progonat. Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike ndodheshin në një terren të thepisur dhe asgjesimi ishte i vështirë.

Aktualisht, vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

Para një jave, një tjetër operacion i koduar “Dilan”, është zhvilluar në komunën Kurvelesh.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Nivicë të Kurveleshit, në zonën e Dilanit, ku është konstatuar një serë me 850 fidanë kanabis të mbjella në gota plastike gati për t’u mbjellë në tokë.

Sipas burimeve policore lokale, disa metra më tej farishtes ishin hapur rishtaz parcela dhe gropa për t’u kultivuat me kanabis.

Top Channel