Bashkëpunimi ushtarak, Kodheli në Gjeorgji
11/06/2014 00:00
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjeorgji, ku është takuar me homologun e saj, presidentin dhe kryetarin e Parlamentit.
Gjatë takimeve është diskutar për bashkëpunimin dypalësh dhe angazhimet në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe NATO-s.
Zonja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë është një rast unik në të drejtën ndëkombëtare.
Sipas Kodhelit, çdo përpjekje për ta përdorur rastin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.
Top Channel