Vetvritet studentja 22-vjeçare
10/06/2014 00:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku një vajzë 22-vjeçare është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës Sky Tower.
Viktima, e identifikuar me inicialet I.B, nga qyteti i Fierit, ndodhej në një nga lokalet në katet e fundit të kullës. Sipas dëshmitarëve, ajo është hedhur e ndërsa binte trupi ka goditur një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policisë që rrethuan zonën dhe mbuluan trupin. Pas identifikimit të viktimës, hetimet janë fokusuar tek zbardhja e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel