Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq
Ish të përndjekurit që kanë nisur para 13 ditësh grevën e urisë përpara Parlamentit dolën të hënën me një deklaratë për mediat ku vunë theksin tek kërcënimi i rivendosjes së komunizmit që po i kanoset vendit.
“Ne që përfaqësojmë shtresën më fisnike të popullit tonë kemi 13 ditë në grevë urie. Kjo është një protestë ekstreme që vjen për shkak të injorimit që qeveria i bën kërkesave tona”, tha një përfaqësues i ish të përndjekurve.
Më tej, të përndjekurit theksojnë se qeveria aktuale po mundohet të “riaktivizojë figurën e Enver Hoxhës”.
“Riaktivizimi i figurës së Enver Hoxhës përbën një kërcënim real për të ardhmen tonë. Kur Polonia dhe vende të tjera ish-komuniste festojnë rënien e komunizmit, qeveria jonë po përgatitet të festojë vendosjen e komunizmit në vendin tonë”, thonë ish të përndjekurit.
Top Channel