Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron
Mungesa e ujit të pijshëm për lagjen periferike të romëve në Gjirokastër mbetet shqetësimi më i madh i këtij komuniteti prej vitesh.
Në këtë lagje që po rritet dita-ditës për shkak të kthimeve masive nga emigracioni ka vetëm një pikë furnizimi me ujë të pijshëm, dhe jo më shumë se 2 orë ujë çdo ditë që nuk mund të plotësojë kurrsesi nevojat e 300 familjeve që jetojnë aktualisht në këtë lagje.
Banorët thonë se situata po vështirësohet me mbërritjen e stinës së nxehtë ku sasia është edhe më e pakët e nevojat më të mëdha.
Romët thonë se janë gati të paguajnë për ujin që do të konsumojnë nëse do të ketë furnizim me ujë dhe shpërndarje të pikave të furnizimit. Një pjesë e madhe detyrohen të përdorin për nevojat e përditshme ujë lumi me një nivel të papranueshëm ndotjeje.
Historikisht ky komunitet ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Prej më shumë se 600 fëmijëve që jetojnë në këtë lagje vetëm 5% ndjekin shkollën. Asnjë familje nuk është në gjendje të plotësojë kushtet bazë të higjenës për fëmijët për t’i çuar në shkollë.
Këtë komunitet e ndan nga qyteti një përrua që ndër vite nuk ka rezultuar vetëm një barrierë e thjeshtë terreni, por limiti ku përfundojnë shërbimet, furnizimi me ujë, shërbimi i pastrimit, investimet në infrastrukturë dhe planifikimi urban i qytetit.
Top Channel