Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron Pas kthimit nga emigrimi, dhjetra familje shqiptare po i rikthehen kultivimit të tokave bujqësore, duke zgjedhur kryesisht kulturën e grurit.
Për shkak se kostoja për kultivimin e kësaj kulture është më e ulët, emigrantët janë orientuar drejt prodhimit të grurit, edhe pse – sipas tyre – ajo është pak e leverdisshme.
Për shkak të rritjes së interesimit për orientimin, edhe Drejtoria e Bujqësisë ka marrë masa, duke testuar kultivarë dhe prodhuar farë gruri.
“Interesi i fermerëve është mjaft i lartë për këtë kulturë, pasi është shumë produktive, me kapacitet të lartë, dhe ia vlen të shërbehet dhe të punohet me këtë kulturë. Vitet e fundit, sipërfaqja e kësaj kulture ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më shumë. Pas një studimi 3-4 vjeçar, ne u rekomandojmë fermerëve, kultivarët më të përshtatshëm për zonën ku ata kultivojnë kulturën e grurit”, tha Demir Areza, agronom.
Të vendosur përballë nevojës për mbijetesë, emigrantët pohojnë se nga gruri nuk arrijnë të sigurojnë fitime, por kjo ka qenë e vetmja zgjidhje për ta.
Rajoni i Korçës mbjell mbi 1/10 e sipërfaqes me kulturën e grurit, duke prodhuar mbi 50,000 ton në vit.
Top Channel