Plot 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të hënën provimit të detyrueshëm të matematikës që do të zhvillohet në 212 qendra.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se testi është i bazuar në programinin e zhvilluar gjatë tre viteve në shkollë: “Nxënësit duhet të marrin 10 pikë, pra 20% të pikëve për të qenë kalues.”

Nxënësit duhet të vijnë me mjete identifikimi dhe nuk duhet të kenë telefona me vete: “Mos lejoni nxënësit të përdorin celular gjatë ditës së provimit. E kemi thënë edhe për provimet e tjera, por në provimin e matematikës nuk lejohen në mënyrë të prerë të përdoren celularët. Nxënësit do të përjashtohen.”

Ministria e Arsimit ka kërkuar që as administruesit e Maturës Shtetërore të mos kenë me vete telefona dhe prindërit të qëndrojnë larg ambjenteve ku do të zhvillohen provimet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta