Shqipëria rikthehet te fitorja, 3 gola San Marinos

08/06/2014 00:00

Në miqësoren e tretë brenda pak ditëve kombëtarja shqiptare arriti të marr një fitore me 3 gola ndaj modestëve të San Marinos.

De Biasi e niste sërish me ndryshime të rëndësishme duke vendosur preshevarin Fidan Haliti në qendër të mbrojtjes përkrah Mavrajt, në mesfushë Sabien Lilaj dhe Emiljano Vila e Abrashi e nisnin titullar ndërsa Kaçe në stol padyshim që risi të rëndësishme ofronte dhe sulmi me Vajushin e Kapllanin ndërsa pas dy ndeshjeve radhazi i takonte stoli Sokol Cikalleshit.

Që në minutat e para të ndeshjes të besuarit e De Biasi-t kërkuan të zhbllokonin rezultatin, por u ndeshën me një mbrojtje të ngjeshur të vendasve. Goli i parë për kombëtaren tonë u shënua nga Mërgim Mavraj në minutën e 27. Pas një krosimi të Vajushit lojtari i Koln në Gjermani kërceu mbi të gjithë duke dërguar topin në rrjetën e vendasve.

Më pas shkodrani Vajushi do të shënonte një super gol nga distanca. Goli që vulosi rezultatin për Shqipërinë erdhi në minutën e 73 nga Vila dhe ky një super gol.

Gjithçka u mbyll më Shqipërinë në sulm dhe shifrat 3-0 një ngushëllim ky pas dy disfatave radhazi edhe pse për ndeshjet zyrtare të Francë 2016 do të fillojnë lojërat e vërteta harrojeni San Marinon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA