Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq Tregtarët ambulantë të qytetit të Lezhëz vijojnë protestën e tyre kundër kërkesës së zyrës së tatimeve për të paguar taksat dhe vendosur kasa fiskale.
Inspektorët e Tatimeve bënë një kontroll dhe për shkak të informalitetit në nivel 100 për qind në këtë treg paralajmëruan mbylljen e tij nëse nuk zbatohet ligji.
Tregtarët e pritën me kundërshtime këtë vendim dhe dje protestuan në zyrat e Tatimeve të Lezhës. Edhe në një takim zhvilluar në Bashkinë e Lezhës në prani të drejtores së Tatimeve, tregtarët nuk pranuan të vendosin kasa fiskale dhe kanë kërcënuar me protesta.
“Nuk mund t’i paguajmë se s’kemi lekë për bukë. Na bie që ne të japim për ata. Të gjithë fitojnë me djersën e ballit fare pak dhe janë debitorë”, u shpreh një prej protestuesve.
Ndërkohë, pas takimit tregtarët e revoltuar rrethuan edhe automjetin e drejtueses së Tatimeve. Pjesa dërrmuese e tregtarëve të vegjël të Lezhës e kaluan natën në tezgat e tyre.
Top Channel