Ndahen JLo dhe Casper Smart?
06/06/2014 00:00
Sipas burimeve artistja, Jennifer Lopez 44 vjeç dhe Casper Smart, 27 i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë.
Sipas “site” TMZ çifti është ndarë pak kohë përpara se të dilte në skenë flirti i Casper Smart me 2 transeksualë. Sipas burimit thuhet se ata kanë mbetur miq të mirë.
Burimi ka thënë për TMZ, “JLo dhe Smart janë ndarë përpara 2 muajve pavarësisht se janë fotografuar bashkë gjatë kësaj periudhe. Ndarja e tyre ishte civile. Ata janë miq të mirë, por tashmë nuk jetojnë bashkë”.
“Site” sqaron se ndarja mes tyre nuk ka të bëjë me flirtin e Casper me 2 transeksualët sepse në atë kohë ai ishte një djalë “single” dhe mund të shoqëroheshe me këdo.
Top Channel