Egjipt, ligj i ri mbi ngacmimet seksuale

06/06/2014 00:00

Presidenti egjiptian në largim, Adly Mansour ka lëshuar një dekret, i cili përmban masa të reja ndëshkuese për ngacmimet seksuale, në përpjekje për të goditur një fenomen shqetësues në rritje.

Deri tani Egjipti nuk ka pasur një ligj të veçantë mbi ngacmimet seksuale. Një studim i vitit 2013 i OKB-së doli në përfundimin se 9 nga 10 femra egjiptiane janë sulmuar seksualisht, duke filluar me ngacmime të vogla e deri te përdhunimi. Aktivistët e të Drejtave të Njeriut e kanë përshkruar këtë fenomen në një Egjipt si të tmerrshëm.

Ligji i ri parashikon dënime nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. Në rast se do të ketë përsëritje dënimi do të dyfishohet.

Shkelësit e ligjit mund të ndëshkohen edhe me gjoba, të cilat shkojnë deri në 700 dollarë.

Një përfaqësues i të drejtave të grave në Egjipt ka thënë se ligji nuk ka vlerë pasi i jep të drejtë gjyqtarëve të zgjedhin mes gjobës ose burgut.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta