Digjet një shtëpi në Vlorë
06/06/2014 00:00
Rrjedhja e një bombule gazi në një banesë në qytetin e Vlorës ka shkrumbuar shtëpinë dy katëshe në lagjen Osman Haxhiu, mesditën e së premtes.
Sipas policisë, sapo është vënë në punë bombula e gazit, flakët kanë shpërthyer gjithandej duke djegur banesën plotësisht.
Katër banorët e kësaj ndërtese kanë dalë menjëherë duke shpëtuar, ndërsa e gjithë banesa është shkrumbuar.
Zjarri rrezikonte të prekte edhe banesa të tjera, por ato duket se kanë shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.
Top Channel