
Të hënën Rusia propozoi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainën Lindore, por nuk është pranuar.
Projekt-rezoluta u prit me skepticizëm që në fillim nga disa anëtare të Këshillit të Sigurimit, gjithashtu pati edhe një reagim nga ana e SHBA-së, duke e cilësuar ‘hipokrite’ kërkesën nga Rusia, e cila më parë kishte kundërshtuar krijimin e korridoreve humanitare në Siri.
“Ndihma nuk është e nevojshme pasi në Ukrainë nuk ka një krizë humanitare”, ka thënë të mërkurën Ambasadori i Kievit në OKB, Yuriy Sergeyev.
Ai shtoi se Rusia po vepron me dy standarde, “ky dokument është lëshuar nga një vend, i cili ka aneksuar një pjesë të territorit të Ukrainës dhe mbështet separatistët.
Rusia ka kundërshtuar projekt-rezolutën e re për Sirinë, ku kriza humanitare është evidente, shtoi Sergeyev.
Top Channel