Lirimi pas 5 vjetësh i rreshterit amerikan

05/06/2014 00:00

Talebanët afganë publikuan një video ku shihej dorëzimi i rreshterit Bowe Bergdahl, që u lirua të shtunën në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish.

Videoja prej 17 minutash tregon Bergdahl me veshje tradicionale afgane. Ushtari në fillim shihet në një kamion me rimorkio, parkuar në një kodër. Disa persona të armatosur janë pranë tij. Më pas Bergdahl i dorëzohet disa burrave që arrijnë në një helikopter ushtarak.

Një nga burrat që e shoqëron tek helikopteri mban një flamur të bardhë. Gjatë videos, në ekran shfaqen fjalët: “Mos u kthe në Afganistan”.

Lirimi i 28-vjeçarit  u realizua pas negociatave disa mujore, të ndërmjetësuara nga qeveria e Katarit. Në bazë të marrëveshjes së shkëmbimit, të ndaluarve që mbaheshin në Guantanamo u ndalohet largimi nga ky vend për të paktën një vit.

Afganistani gjithashtu e kundërshtoi marrëveshjen, me pretendimin se kalimi i të dënuarve një vendi të tretë përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Top Channel