Hagel: Jeta e Bergdahl ishte në rrezik

05/06/2014 00:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se qeverisë amerikane iu desh të vepronte me shpejtësi për të siguruara lirimin e rreshterit Boëe Bergdahl nga pengmarrësit talebanë, për shkak se çdo vonesë do të kishte rrezikuar shanset për sigurimin e lirisë së tij.

Bergdahl iu dorëzua forcave operacionale speciale të SHBA-ve në Afganistan, të shtunën, në këmbim të transferimit të 5 anëtarëve të lartë të talebanëve nga burgu i Guantanamos, në Kubë, drejt Katarit.

Ky veprim provokoi kritika nga disa prej ligjvënësve në Kongres, të cilët u irrituan për shkak se administrata e presidentit Barack Obama nuk i kishte njoftuar ata më parë, ndërkohë që disa prej bashkëluftëtarëve të Bergdahl-it kishin akuzuar se ai u mor peng pasi dezertimit.

“Ishte pikërisht gjykimi ynë, bazuar në informacionin që kishim, që jeta dhe shëndeti i tij ishin në rrezik”, tha Hagel në një intervistë për BBC, gjatë së enjtes.

“Imagjinoni se ç’mund të kishte ndodhur nëse ne prisnim më gjatë, përfshi këtu mundësinë e rrjedhjeve të informacionit për një periudhë 30-ditore. Mund t’iu them atë çfarë di, apo mbi të cilën edhe unë kam bërë gjykimin tim, pikërisht faktin se do të rrezikonim ta humbisnim fare atë”.

Top Channel