Ekonomia, basti i Rusisë me Krimenë

05/06/2014 00:00

Dy muaj pas aneksimit, Rusia është vënë përballë vështirësive për t’u siguruar nevojat bazë banorëve të Krimesë.

Gadishulli po vuan thatësirën dhe mungesën e shpeshtë të energjisë elektrike, që të dyja këto të siguruara nga pjesa kontinentale e Ukrainës.

Më e prekur nga kjo është bujqësia, që është edhe dega kryesore e ekonomisë së Krimesë. Fushat e mbjella me prodhime të stinës, por edhe ato me vresht rrezikojnë të thahen për shkak të ndërprerjes së furnizmit me ujë në kanalin kryesor vaditës, që rrjedh nga lumit Dnieper në Ukrainë.

Por pavarësisht këtyre vështirësive të momentit, banorët etnikë rusë, që votuan në muajn mars me shumicë dërrmuese për t’iu bashkuar Federatës Ruse shprehën optimistë për të ardhmen, megjithëse në rast stanjacioni ekonomik do të bënin fajtore Moskën.

Kësaj të fundit i duhet të shpenzojë të paktën 7 miliard dollarë për të integruar ekonominë e Krimesë në atë të Federatës dhe kohërat për një shpenzim të tillë nuk janë të duhurat. Ekonomia ruse është në rënia, falë krizës financiare globale, por edhe sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të krizës në Ukrainë.

Integrimi i plotë do të kërkojë shpenzime të mëdha dhe për më tepër shumë kohë, duke u nisur nga e njëjta përvojë e përjetuar në rajonin shumë herë më të vogël të Osetisë Jugore, që Rusia de facto kontrollon që prej 2008-ës kur aneksoi këtë pjesë të Gjeorgjisë.

Top Channel