Shaqiri shënon në fitoren e Zvicrës ndaj Perusë

04/06/2014 00:00

Zvicra mundi me lehtësi Perunë në miqësoren e fundit që helvetët luajtën para publikut të tyre.

Rezultati u zhbllokua falë golit të Lichtsteiner, ndërsa 7 minuta nga fundi ishte Xherdan Shaqiri ai që shënoi golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes.

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, kishte rreshtuar formacionin e tij më të mirë për këtë takim, me përjashtim të Shaqirit, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

Helvetët treguan se janë një skuadër solide dhe kandidatë për të kaluar grupin E, ku do të përballen me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

Top Channel