Irina Shayk debuton në filmin “Herkuli”

04/06/2014 00:00

Supermodelja ruse Irina Shayk tashmë përgatitet të na shfaqet edhe në ekranin e madh të kinemasë.

28-vjeçarja po e çon karrierën e saj në një drejtim të ri dhe pjesëmarrja në filmin epik “Herkuli” e vërteton këtë gjë.  

Bukuroshja bën debutimin e parë në botën e kinematografisë përkrah veteranëve Dwayne Johnson që luan rolin e  Herkulit, ndërsa Shayk luan rolin e Megaras, partneres së tij.

Regjisori i filmit është Brett Ratner dhe për realizimin e këtij produksioni është shpenzuar një buxhet prej 110 milionë dollarësh. Filmi është bazuar në novelën e Steve Moore, “The Thrakian Wars”.

“Herkuli” pritet të debutojë në ekranin e madh të kinemasë më 25 korrik.  

FOTO GALERI
1/4
Irina Shayk debuton në filmin “Herkuli”

Top Channel